13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Shqipëria merr dy medalje nga Kampionati Evropian në mundje

- Advertisement -

Shqipëria vazhdon të përfitojë nga potenciali i sportistëve të natyralizuar, të cilët po shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare. Një tjetër arritje madhore u shënua të mërkurën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Chermen Valiev siguroi medaljen e artë për Shqipërinë në kategorinë deri 74 kilogramë, stil i lirë. Në finalen e madhe, ai mposhti me rezultat 4:2 Zaurbek Sidakovin, një mundës rus që aktualisht përfaqëson Federatën Botërore të Mundjes. 

Valiev, i cili vjen nga Osetia Veriore – njëra nga republikat ruse – garon për Shqipërinë prej vitit të kaluar dhe tashmë ka një medalje bronzi olimpike në karrierën e tij. Rruga drejt medaljes së artë në Bratislavë u ndërtua përmes tri fitoreve të rëndësishme. 

Ndërkohë, një tjetër emër i njohur, Zelimkhan Abakarov, siguroi medaljen e bronztë për Shqipërinë në kategorinë deri në 61 kilogramë.  

Në ndeshjen për medalje, ai dominoi përballë moldavit Leomid Colesnic me rezultat bindës 11:0. 

Abakarov, i cili vjen nga Dagestani, përfaqëson Shqipërinë që nga viti 2022.  

Në repertorin e tij tashmë përfshihen një medalje e artë dhe një e bronztë nga kampionatet botërore, si dhe dy medalje të argjendta evropiane.

Të ngjashme

Të fundit