24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Shqipëria me rikthim fantastik triumfon ndaj Ukrainës

- Advertisement -

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Ukraina, për sfidën hapëse të Ligës së Kombeve, në grupin B.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 1:0, “Kuq e Zinjtë” e përmbyten në 1:2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizojë rastet.

Ukraina ishte më e mirë duke rrezikuar më shumë, por që edhe Shqipëria kishte disa mundësi, që gjithashtu nuk u finalizuan.

Ukraina kaloi në epërsi përmes një supervollej të Konoplya pas asistimit të Mykolenkos (49’).

Pas kësaj, Shqipëria u zgjua nga gjumi. Ishte Ardian Ismajli që u gjend në vendin e duhur për ta barazuar rezultatin (54’).

Kurse, 12 minuta më vonë, Jasir Asani realizoi një gol të bukur pas asistimit të Rey Manajt për ta vulosur fitoren (66’).

Me këtë fitore të madhe, Shqipëria mbledh tre pikë në grupin 1 të Ligës B, aq sa ka edhe kundërshtari i tyre i radhës, Gjeorgjia. Ndërkohë Ukraina e Republika Çeke janë pa pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit