Home Lajme Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

0
Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar lirimet e tre ambasadorëve dhe emërimet e pesë të tjerëve.

Nga pozita u lirua Ilir Bocka, ambasador në Serbi, po ashtu edhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Sami Shiba, dhe ambasadori në Rusi, Arben Gazioni.

I emëruar si ambasador rezident në federatën ruse tashmë është Genc Pecani, ndërsa në Republikën e Bjellorusisë dhe asaj të Uzbekistanit është emëruar si ambasador jorezident.

Për në Serbi u emërua Bardhyl Canaj, si amabsador rezident, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv

Në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta ambasador rezident tashmë është Artur Kuko, ndërsa në Organizatat për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) është emëruar ambasador jorezident.

Saimir Balës iu besua pozita e ambasadorit rezident në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ndërsa jorezident në  Mbretërinë e Bahreinit, Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit.

Në Sllovaki, Arten Hanku do të jetë tashmë ambasador rezident.

Exit mobile version