Shqipëria i përgjigjet paralajmërimit amerikan: Hamendje, s’kemi informacion shqetësues

- Advertisement -

Autoritetet shqiptare janë përgjigjur lidhur me një paralajmërim që gjatë së mërkurës ka lëshuar Ambasada amerikane në Tiranë se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Por, këto paralajmërime autoritetet shqiptare i kanë cilësuar si hamendësime.

Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i ka thënë REL-it se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane.

“Ambasada amerikane jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja. Kështu që, ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.

Paralajmërimi i Ambasadës amerikane erdhi pak javë pasi hakerë të lidhur me Iranin kryen sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, dhe pasi Kuvendi shqiptar e shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Të ngjashme

Të fundit