Shqipëria është gjobitur me 20 mijë euro nga FIFA, shkaku sjellja e diskriminuese e tifozëve shqiptarë në ndeshjen kundër Andorrës, që u zhvillua më 24 mars, në “Arena Kombëtare”.
Në vendimin e lëshuar nga FIFA, thuhet se konsiderohet e papranueshme sjellja e tifozëve.
Po ashtu, konsiderohet se të paktën 20 për qind e stadiumit në ndeshjen e radhës së Shqipërisë në kompeticionet e FIFA-s, me prioritet në tribunat pas portave.
Sipas vendimit të dhënë nga FIFA, ky 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.
Federata u bën thirrje tifozëve që të vazhdojnë të mbështesin Kombëtaren, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe pozitive dhe i fton të tregojnë qytetari dhe respekt përmes sjelljes korrekte ndaj ekipit kundërshtar, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin kuqezi.
FSHF mbetet në pritje të udhëzimeve të FIFA-s për mënyrën e zbatimit të vendimit.