Shqipëria ka arritur një fitore të vështirë në miqësoren ndaj Gjibraltarit, duke triumfuar me rezultat 0-1.
Ndeshja e zhvilluar në Gjibraltar ka pasur pak raste në pjesën e parë, ku rreziku i vetëm për portën vendase ka ardhur nga një gjuajtje e Jasir Asanit, që nuk ka përfunduar në rrjetë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë janë treguar më aktivë dhe ia kanë arritur të shënojnë me anë të Asanit në minutën e gjashtëdhjetë e nëntë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është treguar i saktë nga penalltia, e cila është akorduae pas një loje me dorë në zonë.
Deri në fund, Shqipëria ka pasur edhe një rast të mirë me Shpendin, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.
Kjo ndeshje është zhvilluar më 4 shtator, një datë historike për futbollin shqiptar, pasi më 2004, në kualifikimet për Botërorin 2006, Shqipëria kishte mposhtur kampionin e atëhershëm të Evropës, Greqinë, me rezultat 2-1.
Shqipëria tashmë përqendrohet te ndeshja e radhës, ku më 9 shtator, në ora 20:45, në “Air Albania” do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.