-6.5 C
New York
Thursday, February 20, 2025

Buy now

Shqipëria emëroi zëvendësministre të Mbrojtjes, Blerina Abrazhdën me prejardhje nga Kosova

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar Blerina Abrazhdën me prejardhje nga Kosova si zëvendësministre të Mbrojtjes.

Në këtë pozitë, ajo zëvendëson Dorian Tolën, i cili u lirua nga detyra në janar 2025.

Lajmi për emërimin e saj u bë publik një ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë në një postim në Facebook.

“Znj. Blerina Abrazhda i bashkohet ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes si zëvendësministre, duke sjellë me vete eksperiencën dhe përkushtimin në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”.

Abrazhda para se të merrte këtë post, ka shërbyer si drejtoreshë për Lindjen e Mesme në kompaninë Lockheed Martin.

Emërimi i saj në këtë post vjen pas një karriere të suksesshme në sektorin privat dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj në shërbimin publik.

Ajo është me origjinë nga Mitrovica.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit