Home Lajme Shqipëria e nderon William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” për mbrojten e kombit shqiptar

Shqipëria e nderon William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” për mbrojten e kombit shqiptar

0
Shqipëria e nderon William Walker me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit” për mbrojten e kombit shqiptar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka nderuar ambasadorin William Walker, me medaljen “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”m

Begaj ka thënë se ambasadori Walker është i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut.

Nderova sot në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve, me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin William G. Walker. Ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Tutje Begaj ka thënë se vlerësojnë personalitete si Walker që shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës e kombit shqiptarë.

Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’i lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, ka thënë ai.

Exit mobile version