Ish-atasheu ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka folur pasi Shqipëria e ka do ta kryesojë Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gashi tha se ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën e rajonin, pasi sipas tij, roli i Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, ishte konstruktiv.
“Fokusi do të jetë në pasojat e agresionit rus në Ukrainë, për paqe, për sigurimin që ndihmat të dërgohen atje ku janë të destinuara, por edhe për përpjekjet për multilaterizëm dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, Gashi tha se pas kryesimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria, kjo e ka vendosur atë në një pozitë shumë të favorshme, që të vazhdojë ta mbështes Kosovën bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lotimin e saj në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.