24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione – rikthehet industria ushtarake

- Advertisement -

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.

Thirrjen e parë për ngritjen e kësaj infrastrukture në Shqipëri, e bëri presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në shkurt të këtij viti gjatë vizitës së tij në Tiranë, ndërsa qeveria shqiptare nuk e kundërshtoi.Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnizimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.

Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit, shkruan Euronews.al.

Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.

Ky nuk do të jetë investimi i vetëm në fushën e mbrojtjes, pasi një plan afatgjatë 10-vjeçar synon mobilizime të shtuara në ushtri dhe ngritjen e disa bazave ushtarake.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit