Pas pjesës së parë, Shqipëria po barazon 1:1 si mysafire e Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë e nisën keq kur u akordua penalti për vendësit, por goditjen e sulmuesit Janis Ikaunieks e mbrojti portieri Tomas Strakosha në minutën e 20-të.
Nëntë minuta më vonë, pas një harkimi të Arbër Hoxhës, u shënua një gol që fillimisht iu atribuua Rey Manajt, të shumë kritikuarit pas humbjes së penaltisë në fundjavë gjatë Serbisë, por që ishte autogol i Antonijs Cernomordijs.
Ky i fundit e përmirësoi gabimin kur realizoi për 1:1 në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.