Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në Shqipëri dhe Kosovë, ka çdo ditë ndikim rus.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Karamuço u shpreh se nuk mund të konceptohet Serbia në Ballkan, pa Rusinë.
“Ne kemi këtu, kemi pasur shoqata kulturore, kemi shumë bursa, kam qenë shumë herë në universitetin e Moskës. Ata numëronin sa studentë ishim. Ne kemi pasur më shumë në shkenca ekzakte. Pa fillluar konfliktet. Ne kemi çdo ditë ndikim rus. Ka sulme të mirëfillta, të shpëlarjes së trurit tonë. Kemi pasur një celulë, para dy a tre muajsh, në Prishtinë. Ishin të BIA-s. Këto janë gjërat që ne duhet të presim. Ka zgjatime rus, armatimet që u analizuan ishin ruse. Nuk mund ta kuptojmë dot Serbinë pa Rusinë në Ballkan”, theksoi ai