16.2 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Shqipëria destinacion për amerikanët, The Washington Post: Natyrë fantastike dhe çmime të përballueshme

- Advertisement -

Shqipëria është një ndër destinacionet e duhura për pushimet e kësaj vere.Ky është rekomandimi që  jep “The Washington Post “ amerikanëve të cilët po planifikojnë të vizitojnë Europën.Shqipëria renditet si një ndër 5 destinacionet me çmime të përballueshme dhe me natyrë fantastike .Media prestigjoze shkruan se Shqipëria për atmosfrën ëshët e ngjashme me Kroacinë, Italinë ose Greqinë.Ndërsa  çmimi mesatar i një dhome dyshe është 96 dollarë për natë dhe mund të kaloni shtatë netë të plota në Shqipëri për më pak se 2,000 dollarë për person.Vlerësohet historia mesjetare, ushqimi mesdhetar dhe  plazhet  sidomos në rivieren e jugut.Shqipëria mund të jetë nën radarin e shumë amerikanëve  pasi vizitorët mund të zbulojnë plazhe me ujëra të kristalta, vijën bregdetare mahnitëse, qytetet e gjalla dhe fshatrat idilike.

Vlerësohen vecanërisht qyteti i Shkodrës, ku mund të përjetohet “momenti mbretëror në kështjellë”, ose Dhërmiun për një qëndrim të qetë në plazh.

Gjatë këtij viti numri i turistëve amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë ka pësuar një rritje të konsiderueshme.Sipas të dhënave zyrtare rezulton se në periudhën janar-shkurt në vend kanë hyrë rreth 12 mijë e 600  shtetas amerikanë ose 23% më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që pritshmëritë janë edhe më të mëdha për periudhën e verës.Sipas vlerësimit të turoperatorëve vendin pritet ta vizitojnë rreth 14 milione turistë ndërsa pjesa më e madhe e strukturave akomoduese është prenotuar paraprakisht.

Të ngjashme

Të fundit