Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në 90 minuta lojë në stadiumin “Air Albania” nuk pamë asnjë gol.
Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi Rey Manaj humbi një penallti.
Sulmuesi i Sivassporit gjuajti dobët drejt portës dhe portieri Petrovic e priti me lehtësi.
Tani Shqipëria shkon në kuotën e katër pikëve, gjashtë më pak se lideri Anglia, kurse Serbia grumbullon vetëm një pikë./