4.9 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

Shqipëri: Miratohet buxheti 2025, kaq është vlera e tij

- Advertisement -

Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro dhe 24 kundër ka miratuar sot buxhetin 8.2 miliardë eurosh për 2025.

Pro kanë votuar mazhoranca, ndërsa votat kundër kanë ardhur nga opozita.

Pas miratimit në tërësi, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Buxheti u miratua në parim, në një maratonë 48 orësh më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

Në seancën e sotme u rrëzuan rreth 40 amendamente të opozitës, të grupit të PD, por edhe të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën dhe që kishin të bënin me vendosjen e minimumit jetik, rritjen e buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin si dhe rritjen e fondit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe pronarëve. /tch

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit