Pas kualifikimit në finanlen e madhe të Eurovison 2023, Albina dhe familja Kelmendi kanë folur për mediat ndërkombëtare.
“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, ishte fjalimi i Albinës.
Pikërisht kjo deklaratë ka tërbuar mediat serbe, të cilat i kanë dedikuar disa shkrime fjalimit të Albinës. Ndër të tjera ata e cilësojnë këtë gjë si skandal.