28.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Shqipe Selimi s’sheh kurrëfarë faji te VV, akuzon ish-opozitën për “sfidim të rendit kushtetues”

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi ka konstuatar “sfidë të hapur ndaj rendit kushtetues” pas dështimit final të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë ish-opzitare, e duke mos parë bllokim të procedurës nga Avni Dehari.

“Partitë opozitare nuk po e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. E madje as atë të 14 shkurtit 2021 nuk e patën pranuar. Nuk e shprehin me fjalë, por e dëshmojnë me veprime. Duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e bllokojnë vullnetin e qytetarëve dhe po e pengojnë formimin e institucioneve. Ky është mosrespektim i demokracisë dhe sfidë e hapur ndaj rendit kushtetues”, shkroi ajo.

Të ngjashme

Të fundit