Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi, ka postuar një sqarim në profilin e saj në ‘facebook’ përmes të cilit është munduar të arsyetojë mungesën në protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale.

Ajo ka përmendur deputetët që e kanë votuar Specialen, dhe sipas saj dikush nga ta sigurt do të ishte në protestë.

Selimi tutje ka thënë se s’ka qenë e vetmja familjare që ka munguar në protestë.

“Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt:

82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale:

30 nga PDK

34 nga LDK

18 nga partitë e komuniteteve pakicë.

Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar.

E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje.

Nuk isha une familjarja e vetme që mungova në protestë, por nga portalet u përmend vetëm emri im që të sulmohet Lëvizja VETËVENDOSJE!