3.3 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Shqipe Pantina garon për deputete në listën e LDK-së me numrin 45

- Advertisement -

Aktivistja Shqipe Pantina në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon për deputete në listën e  LDK-së me numrin 45.

Ajo ka thënë se pas 28 dhjetorit, Kosova do të ketë një qeveri të re, të orientuar drejt së ardhmes, që promovon vlerat e tolerancës dhe bashkëpunimit, për një mirëqenie më të mirë dhe me programe që çojnë drejt zhvillimit, e jo një qeveri që shikon pas në kërkim të akuzave dhe fajësimeve.

Postimi i plotë në Facebook:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë,

Me kërkesën e kryetarit Lumir Abdixhiku dhe me mbështetjen e Degës së LDK-së në Klinë, kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Për mua, politika nuk është asgjë e re, janë bërë mbi 20 vite angazhim në jetën publike, qoftë si aktiviste e shoqërisë civile, në media apo në politikë.

Së bashku me Astrit Deskun, do të jemi dy kandidatët e Degës së LDK-së në Klinë dhe do të kërkojmë mbështetjen tuaj për të qenë përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Kosovës.

Besoj fort se pas 28 dhjetorit, Kosova do të ketë një qeveri të re, të orientuar drejt së ardhmes, që promovon vlerat e tolerancës dhe bashkëpunimit, për një mirëqenie më të mirë dhe me programe që çojnë drejt zhvillimit — e jo një qeveri që shikon pas në kërkim të akuzave dhe fajësimeve.

Shpresojmë në besimin dhe mbështetjen tuaj dhe zotohemi se nuk do t’ju zhgënjejmë.

Na priftë e mbara!
#LDK123 #45 #54

Të ngjashme

Të fundit