2.7 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Shqetësuese shifrat e rasteve të dhunës në familje, ato u rritën nga viti në vit

- Advertisement -

Raste të shumta të dhunës në familje raportohen çdo ditë anembanë Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, në vitet e fundit institucionet e drejtësisë kanë nxjerrë qëndrime sipas të cilave rastet e dhunës në familje trajtohen me prioritet dhe me urgjencë nga të gjitha institucione.

Por pavarësisht thirrjeve për ndalim të këtyre rasteve, ato po shënojnë rritje çdo vit në vendin tonë.

Sipas Policisë së Kosovës në vitin 2020 ishin evidentuar 2 mijë e 69 raste të dhunës në familje, kurse në vitin 2021 ishin raportuar rreth 400 raste më shumë pra, 2456 raste të dhunës në familje gjithsej.

Ndërsa, vetëm gjatë periudhës janar- shtator të vitit 2022 janë regjistruar 2067 raste.

Në bazë të statistikave del se ka raste që brenda familjes është ushtruar dhunë më shumë se ndaj një personi.

Kjo duke parë edhe të dhënat zyrtare nga institucionet e hetuesisë dhe drejtësisë se në vitin 2020 ishin 2101 viktima, në vitin 2021 kishte 2486 viktima dhe deri në shtator të këtij viti 2126 viktima të raportuara nga dhuna në familje.

Për herë të parë në Kosovë, mbrojtja nga dhuna në familje është rregulluar me Rregulloren Nr.2003/12 të datës 07.05.2003 për mbrojtjen kundër dhunës në familje. Qëllimi i ligjit është që të parandalojë dhunën në familje si dhe trajtimin e kryerësve të dhunës në familje dhe lehtësimin e pasojave.

Ndërsa, tani nga ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës kjo vepër cilësohet si vepër e veçantë. Saktësisht “Dhuna në familje”, ku për këtë vepër penale kryerësi mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Policia e Kosovës është shprehur se rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e tyre karshi rasteve të dhunës në familje është: Parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, e që ka bërë që raste e tilla të raportohen më shpesh ndër vite.

Edhe pse thirrje të vazhdueshme ka pasur për raportim të rasteve të dhunës në familje, shumë prej viktimave nga këto raste ende vazhdojnë të mos raportojnë këto raste nga të cilat kanë pasoja të rënda.

Shumë prej viktimave vazhdojnë të mbahen brenda familjeve në të cilat edhe janë keqtrajtuar fizikisht.

Mosraportimi i këtyre rasteve të dhunës në familje ka bërë që jo çdoherë shifrat për raportimet e dhunës në familje të jenë shumë të sakta, me rastet reale në familjet kosovare. /Lajmi.net/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit