24.7 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

“Shqetësuese” puna e ministrave të Kurtit

- Advertisement -

Puna dhe performanca e anëtarëve të qeverisë, po vlerësohet e dobët – sidomos për disa prej tyre.

Madje njohësi i fushës politike, Albinot Maloku e sheh si goxha shqetësues angazhimin jo të mirë të kabinetit qeveritar.

E më i shqetësuar ai po thotë se ndjehet që për disa prej tyre, kryeministri Kurti nuk po merr masa për shkarkimin nga pozitat që i mbajnë.

Një vlerësim të tillë e ka edhe ish diplomati, Blerim Canaj.

Raportimet mediale se pesë ministra po hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sipas tij, do të duhej të onte në shkarkimin e tyre.

Mirëpo, përkundër insistimit të tëvë1 për të marrë përgjigje nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, për atë se a ka ndonjë kriter për vlerësimin e performancës së ministrave dhe a mund të ketë reformatim të qeverisë – i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Derisa, në të kaluarën, në shumë raste ministrat ishin liruar nga detyra për shkak të mospunës apo për skandale të ndryshme.

Të ngjashme

Të fundit