-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Shqetësuese/ I rrituri drejton trotinetin elektrik, derisa një fëmijë mbahet te këmbët e tij

- Advertisement -

Problemi i përdorimit të E-trotinetëve, apo të njohur ndryshe si trotinetët elektrik është tejet shqetësues.

Përpos përdorimit të tyre nga mosha joadekuate, në vende jo të përshtatshme e shpesh herë me shpejtësi të tejkaluar po e bënë gjendjen edhe më alarmante.

E një rast jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Në një video të publikuar shihet një i rritur duke drejtuar trotinetin elektrike, teksa tek këmbët i ngjitur është një fëmijë tejet i vogël i cili mezi mbahet.

Ditë më parë u tha se çështja e E-trotinetëve do të rregullohet, por një gjë e tillë nuk është bërë ende.

Madje trotinetët elektrik dhe shpejtësia e tyre e tejkaluar shpesh herë ka shqetësuar qytetarët edhe në sheshet e Prishtinës.

https://fb.watch/eN10KJjPtP/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit