5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Shqetësuese: Anëtari i Bordit të RTK-së pëlqeu postimin ku bëhej thirrje për arrestimin e Valon Sylës

- Advertisement -

Biroll Urcan, anëtari i bordit të Radio Televizionit të Kosovës, ka pëlqyer një status ku bëhej thirrje për arrestimin e Valon Sylës.

Në publikimin e opinionistit Nexhmedin Spahiu, bëhej thirrje që Syla të dënohej për mosdurim e nxitje të urrejtjes fetare.

Çmenduri e prokurorisë dhe gjykatës. Në vend se Valon Syla të dënohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe mosdurimit e sulmuesit e tij të dënohen për sulm fizik, gjykata paska lënë të lirë Valonin ndërsa sulmuesit e tij qenkan dënuar për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. O prokuror idiot, e gjykatës idiot, urrejtjen dhe mosdurimin e ka nxitur Valon Syla, kurse sulmuesit nuk e kanë nxitur por e kanë shprehur mosdurimin në mënyrë të palejueshme ndaj urrejtjes që ka nxitur pikërisht viktima e tyre. Këtu të dy palët duhet të jenë në burg. E me qenë krejt puna paq, prokurorit e gjykatësit ish dashtë me iu marrë diploma”, thuhej në postimini respektiv, të pëlqyer nga anëtari i bordit të RTK-së.

Se Urcan është pjesë e këtij bordi, vërtetohet lehtë përmes të dhënave publike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit