ot në botë ekzistojnë 70 milionë individë aseksualë, afërsisht 1% e popullsisë së botës. Me aseksualë nënkuptojmë dikë që ka mungesë totale të tërheqjes fizike ndaj të tjerëve, ose ka mungesë të nxitjeve drejt aktivitetit seksual. Aseksualiteti konsiderohet si orientimi i katërt seksual në të njëjtin nivel me heteroseksualitetin, homoseksualitetin dhe biseksualitetin.
Por nëse për shumë njerëz mungesa e dëshirës është një gjendje fizike, për të tjerët është rezultat i zisë, i traumave sentimentale, rezultat i imponuar, i marrëdhënies në çift. Presioni për të studiuar, për të krijuar një karrierë ose për të kursyer për një shtëpi mund të kenë përparësi në këtë tematikë. Në rastin e të rinjve, shkaqet janë pjesërisht të ndryshme, disa lidhen me rritjen e problemeve të shëndetit mendor por edhe ndaj izolimit social. Ekspertja Noreena Hertz tha se:
Një epidemi vetmie.
Kontakti fizik sublimohet nga pornografia që sipas hulumtimeve të fundit është rritur edhe tek vajzat. Çdo brez përballet me pikëpyetje, pasiguri dhe shqetësime të natyrave të ndryshme. Pornografia është vetëm një element që nuk përcakton gjithë brezat apo shoqëritë, por gjithnjë është konsideruar deri-diku si një temë e fshehtë për mënyrën si përcillet, si interpretohet apo flitet mes të rinjve, shokëve, familjarëve, etj. Pornografia ka avantazhet dhe disavantazhet e veta.
Ndërkaq, është krejtësisht e shëndetshme dhe normale të duash seks shpesh. Trupi dhe truri dëshiron kënaqësinë dhe fakti që ju jeni kaq në kontakt me atë që dëshironi është fantastike. Por të jesh i fiksuar pak seksit shpjegohet dhe në disa forma të ndryshme. Nëse e ndjeni të nevojshëm masturbimin shumë më shpesh nga sa duhet, atëherë ju vuani nga një çrregullim psikologjik i cili jua shkakton këtë. Zakonisht individë me të tilla çrregullime kanë tendencën e masturbimit në vende dhe momente të papërshtatshme.