Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka inspektuar punët në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.
Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka përcjellë punimet në lagjen Maloku në pjesën e epërme të qytetit.
Ai tutje është shprehur i lumtur për jetësimin e këtij projekti, mirëpo në fotografi e postuar nga
Bulliqi shihet një punëtorë duke punuara i zbathur.
“Po punohet intenzivisht në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap, me ç’rast sot nga afër kam përcjellur punimet në lagjen Maloku në pjesën e epërme të qytetit, aty ku po zhvillohen këto ditë punimet. Jam shumë i lumtur për jetësimin e këtij projekti duke ditur se një projekt i tillë është edhe kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të kësaj ane, të cilët kanë pasur probleme të shpeshta me vërshimet. Vazhdojmë pa u ndalur në realizim të projekteve të mëdha, që lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë!” – ka shkruar Bulliqi.