13 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Shpjegimet e Abdixhikut pse s’po jepet pas një qeverie “jetëshkurte” të opozitës: “Lëndohet LDK-ja”

- Advertisement -

Më së shumti debat prodhoi qëndrimi i rithënë paraelektoral se LDK s’bëhet pjesë e asnjë qeverie ku s’e ka kryeministrin.

Kjo e artikuluar në konferencën e fundit për media të Lumir Abdixhikut ku supozohet të jetë ngurtësuar qëndrimi paszgjedhor i LDK-së.

Fill pas tij, çështja e kryefortësisë për kryeministër u amplifikua nga Nënkryetarja, Doarsa Kica-Xhelili.

Por, Lumir Abdixhiku, artikuloi halle tjera të veta se pse s’po jepet pas një qeverie të opozitës.

Më kryesorja, (mos)lëndimi i partisë së vet – të rënë në 12% para katër vitesh, të ngritur në 18% në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Abdixhikut, nuk pati shumë për të thënë se është për negociata me partitë – e që në ato bisedime të shënohet për kryeministër.

Çka po kërkon PDK-ja dhe AAK-Nisma, sipas Abdixhikut, “do të ishte katastrofale për LDK-në” – përkatësisht, sipas tij, një qeverisje “katër-pesë muajshe…tetë muajshe”.

Abdixhiku foli për diçka që, sipas tij, është më çmueshme: “mindset-i i LDK-së”.

Me këtë ‘mindset’, vazhdoi të thotë ai, LDK “është bërë më e fuqishme” – ndërsa një qeveri afatshkurte veçse “do ta lëndonte” partinë e vet.

“Pse duhet bërë qeveri deri në mars? Unë veç spo du me bë diçka që e penalizon LDK-në e më pas edhe Kosovën. Sepse afatshkurtja nuk të jep mundësi për punë”, tha ai.

Abdixhiku assesi s’u dha në shtjellim të skenareve – siç po i bën opozita, me të cilët refuzoi të identifikohej, siç tha ai, “si bllok”.

Atë çka kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, e jep si “edhe për një vit” mund të kryhen punë të ndjeshme si “rritja e rrogave, e pastaj shkojmë në zgjedhje, matemi”, Abdixhiku s’e sheh të duhur.

“Nuk futem për tetë muaj, nuk futem në qeveri vetëm sa për t’i rritë disa rroga aty, edhe po shkojmë në zgjedhje asnjëherë”, tha ai.

Për më tepër, Abdixhiku s’e shoh kollaj të largueshme Vetëvendosjen nga pushteti – për çka i kritikoi partitë opozitare se nuk po janë realistë në disktumet e tyre “premature”.

Kreu i LDK-së madje parasheh që VV “mund edhe të blej deputetë…mos u habisni”.

“Prandaj më duket premature diskutimi për qeveri të tjera pas të parit, fokusoni te vendimet e të parit”, tha ai.

“Duke e njohur destruktivitetin e të parit, jam i bindur që do të zvarrisë procesin në maksimumin e zvarritjes së mundshme”, shtoi Abdixhiku.

Duke pezulluar si “të parakohshme” krejt atë çka dy-tri partitë opozitare kanë ndërtuar diskursivisht, ai i quajti “pak edhe naive”.

“Kam përshtypjen që pozicionet e LDK-së nuk po kuptohen, ose s’po duan t’i kuptojnë.Janë bë thuajse sikur të ishin personale”, tha ai.

“Nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK-ja të jetë pjesë e asnjë qeverie që është afatshkurte, që hynë me një konstelacion të madh e të komplikuar për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu nuk e bëjmë”.

Lajtmotiv e pati atë që ai referohej si “qeveri stabile” – ndonëse me këto numra e këtë konsteliacion partish, s’dihet se si do të materializohej ajo. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit