-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Shpifje e qëllimshme”, 3 milionë euro në xhirollogari të Berat Buzhalës? Reagon gazetari: Pro Credit Bank ta sqarojë se kush ka dhënë informacione të tilla

- Advertisement -

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar për pretendimet e avokatit Tomë Gashi se në xhirollogarinë e tij bankare, nga Shqipëria, janë derdhur 3 milionë Euro.

Sipas Buzhalës këto janë shpifje të qëllimshme dhe njofton se ka angazhuar avokatin e tij që të iniciojnë rast në Gjykatë ndaj Gashit.

Po ashtu, Buzhala ka kërkuar edhe nga “Pro Credit Bank” që ta sqarojë rastin, që sipas tij të tregohet se “kush prej bankës ka dhënë informacione të tilla”, që ai i ka dëmtuar. Tutje, Buzhala e potencon se Tomë Gashi ka qenë avokat i kësaj banke.

Gjate gjithe jetes teme 3 milion as euro, e as ndonje valute tjeter, nuk ka qarkullu ne xhirollogari timen, ani pse i kam pase 150 punetore, e aktuakisht mbi 40”, thotë gazetari Buzhala në reagimin e tij në facebook.

Ndryshe, avokati Gashi, – mbrëmë në T7, duke komentuar aferën e dyshimtë të ryshfetit që u publikua para dy ditësh nga gazetari Berat Buzhala në web-emisionin e tij “Ditari i Buzhalës”, – ka pretenduar se ka informacione se në xhirollogarinë bankare të Berat Buzhalës janë derdhur 3 milionë Euro nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Berat Buzhalës

Tome Gashi mbreme ne nje interviste ne DPT te Fidan Jupolli, ne mes tjerash, ka deklaru qe muajin e kaluar ne Procredit Banke i kam pranu nga Shqiperia 3 milion euro.

Toma tha qe keshtu i ka thane dikush. E kam angazhu avokatin dhe mikun tim Besnik R. Berisha me inicu rast per kete deklarate te Tomes, qe eshte shpifje e qellimshme.

Gjithashtu i kemi kerku Procreditit nje sqarim, se kush prej bankes ka dhene informata te tilla, sepse Toma ka qene avokat i kesaj kompanie.

Pa fjale te mdhaja, me seriozitet maksimal, kete ceshtje do ta dergojme deri ne fund.

Gjate gjithe jetes teme 3 milion as euro, e as ndonje valute tjeter, nuk ka qarkullu ne xhirollogari timen, ani pse i kam pase 150 punetore, e aktuakisht mbi 40.

Shpifjet e tilla i konsideroj tendence per me e zhvendose vemendjen nga skandalet qeveritare. A eshte e ndershme? Jo nuk eshte. A eshte e pritshme. Sigurisht. Pres edhe shpifje ma te ulta.

Kurre s’kam pase pozita ekzekutive e as kontakt me pare publike.

Kete ceshtje do ta sqarojme ne gjyq

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit