Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës

- Advertisement -

Një turiste nga Italia është shpëtuar nga Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës pasi kishte pësuar një aksident gjatë skijimit në zonën malore të Brezovicës.

Sipas njoftimit të këtij shërbimi, më 7 mars 2026 është pranuar një thirrje për ndihmë pas një aksidenti që ndodhi në zonën mes Maja e Gurit të Zi dhe Maja e Liqenit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku një grup turistësh italianë po skijonin.

Turistja kishte pësuar frakturë në këmbë, duke e bërë të pamundur lëvizjen nga vendi i aksidentit.

Pas marrjes së njoftimit, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur operacionin nga qendra e skijimit në Brezovicë. Ekipi i parë ka arritur në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë dhe për të bërë imobilizimin e të lënduarës, ndërsa ekipi i dytë është bashkuar me pajisje për evakuimin e saj.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe faktit se zona ndodhet brenda territorit të Maqedonia e Veriut, është vendosur që transportimi i të lënduarës të bëhet me helikopter në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi.

Gjatë operacionit është koordinuar edhe me Ambasada e Italisë në Kosovë, Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Ambasada e Italisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga menaxhmenti i Qendrës së Skijimit në Brezovicë.

Të ngjashme

Të fundit