Policia e Shqipërisë ka shpëtuar shtatë turist të cilët ishin bllokuar në kanionin e Langaricës.
Shkak u bën reshjet e rrëmbyeshme të shiut, teksa turistët kishin dalë të eksploronin me këmbë zonën.
‘’Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e zonave të mbrojtura, u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre’’, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.
Po ashtu është bërë e ditur se të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.