9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Shpërthyen ujrat e zeza, s’ka parashikim të motit nga Instituti Hidroemeteorologjik i Kosovës

- Advertisement -

Parashikimet e motit nga Instituti Hidroemeteorologjik i Kosovës do të pezullohen për një kohë të pacaktuar.

Kështu ka bërë me dije meterologu kosovar, Besim Aliu i cili në një njoftim për medie thotë se arsyeja kryesore është shpërthimi i një gypi të ujërave të zeza.

Postimi i plotë:

Të nderuar, për shkak të kushteve të rënda që jan krijuar në stacionin meteorologjik të IHMK pezullohen parashikimet e Motit për një kohë të pacaktuar.
Arsyeja:
Në afërsi dhe në brendi të stacionet Meteorologjik ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe pavaresisht kerkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë aktereve , duke filluar, nga Kompania Bifurkacioni, Komunes, ( Sherbimeve Publike), Policisë, IHMK. Inspektoriatit të MMPHI dhe së fundmi edhe ministrit të MMPH, z. Aliu, nuk paten sukses ta rregullojnë defektin dhe kundermimet që jan krijuar aty më bënë të pamunder kryerjen e veprimtarisë sime profesionale.
Ky problem është që gati 6 muaj , mirepo keto temperatura të larta e kan rrit koncentrimin e ndotesve aty dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës.
Shpresoj të më mirëkuptoni .
Me respekt !

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit