16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Shpërthimi në Lagjen e Boshnjakëve, vjen reagimi nga Sveçla

- Advertisement -

Gjatë mesnatës së mbrëmshme një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.

‘’Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës’’, ka thënë Sveçla.

Më tutje Sveçla ka bërë të ditur se Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë.

’Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.Inspirimi, mbështetja dhe urdhëri për këtë akt kriminal ka ardhur nga ish Ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Serbia me në krye Vuçiqin, jo vetëm që nuk e pranon këtë fakt, por glorifikon kriminelët e luftës. Dëshmia e qëndrimit të saj të pandryshuar është vetë planifikimi i aktit të hedhjes së granatës.Kosova do të jetë shtet i së drejtës, i qytetarëve të barabartë ku barazia dhe prosperiteti do të garantohen për të gjithë’’, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme.

Theksojmë se nga Shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve, u dëmtua një automjet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit