Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet gjendja në KEK.
Shala ka përmendur shpërthimin që ndodhi në termocentralin A, ku u raportua për një plasaritje.
Deputeti i PDK-së ka pasur një pyetje për Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
“Është bërë dhe po bëhet presion i madh te punëtorët se pse deputeti është i informuar, por as Qeveria, as KEK-u nuk e kanë raportuar ende se sa është dëmi material nga kjo plasje. Sa ishte dëmi financiar nga ndërprerja e Bllokut A4 rreth pesë ditë?” – ishte pyetja e Shalës.