Home Lajme Shpërthimi në Kçiq, Kurti nga QKUK-ja kërkon rrespektim të standardeve të bombolave të gazit në treg

Shpërthimi në Kçiq, Kurti nga QKUK-ja kërkon rrespektim të standardeve të bombolave të gazit në treg

0
Shpërthimi në Kçiq, Kurti nga QKUK-ja kërkon rrespektim të standardeve të bombolave të gazit në treg

Kryeministri Albin Kurti i ka vizituar sot në QKUK të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës. Kurti tha se ka qytetarë të lënduar lehtë dhe qytetarë që kanë pësuar djegie të shkallës së dytë e tretë nga shpërthimi i bombolës së gazit, shkruan Gazeta Express

“Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës. Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”, tha Kurti.

Më tutje, ai deklaroi se qytetarët duhet të kenë kujdes me përdorimin e bombola e pasi sipas tij ky nuk është aksidenti i parë.

“Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”, tha tutje ai.

në këtë shpërthim u lënduan 15 persona të një familje. Katër prej tyre aktualisht janë në mjekim intensiv.

Exit mobile version