Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka dalë me njoftim për qytetarët, pas shpërthimit në një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit.
Në një komunikatë për media, KRU “Mitrovica” ka kërkuar nga qytetarët të sigurojnë rezerva të ujit të pijës.
“Si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, nga i cili kanal ne furnizohemi me ujë të pa përpunuar, është ndërprerërë furnizimi me ujë të pijes.
Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijës. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar” – thuhet në njoftim.