Kjo për shkak të shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit.

Përveç kësaj, në njoftim thuhet se sulmi në veri ka dëmtuar dhe imazhin investues dhe krijon frikësimin për investitorët e huaj dhe vendorë.

Postimi i plotë:

Humbjet financiare nga sulmi në veri janë rreth 5 milion euro

Dëmi ekonomik i Kosovës i dy diteve të kaluara nga shperthimi në Iber Lepenc, riorganizimi i furnizimeve të reja me ujë dhe energji,angazhimi shtesë institucionale i Policisë,Zjarrfikësve,Ushtris së Kosovës dhe organizimeve tjera mund të janë rreth 5 milionë euro kosto të pa planifikuara dhe humbje për buxhetin e shtetit tonë.

Sulmi diverzantë i teroristeve në infrastrukturë në Iber Lepenc në Veriun e Kosovës përveq humbjes ekonomike ka demtuar dhe imazhin investues dhe krijon friksimin per investitoret e huaj dhe vendor.
Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse e kanë përkrahjen e AKB-ës dhe komunitetit të biznesit për të siguruar ambient të sigurtë për çdo qytetar dhe biznes anë e mban në Republikën tonë