Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësit e saj mbeten ende të paqartë.
Shpërthimi ndodhi më 29 nëntor, 2024. Kosova e cilësoi atë si një akt terrorist dhe akuzoi Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi i mohoi këto akuza.
Pas incidentit, SHBA-ja deklaroi se nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt Beogradin me shpërthimin dhe se është herët për të nxjerrë përfundime, por konfirmoi se në hetime janë përfshirë edhe agjentë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).
Prokuroria Speciale e Kosovës i tha REL se rasti i shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc është ende nën hetim dhe se nuk mund të japë detaje për të.
Për Ehat Miftarajn, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është e rëndësishme që hetimi të jetë profesional dhe i bazuar në prova, “për të siguruar që ata që e kryen këtë akt të dhunshëm, të ndiqen penalisht”.
REL pyeti edhe Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd nëse po zhvillon hetime, pasi kryeprokurori Nenad Stefanoviq tha më herët se pret “një hetim gjithëpërfshirës për të zbuluar të vërtetën dhe të gjitha faktet relevante”, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.
Ngjashëm, as Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it nëse është i informuar për detajet e hetimit, nëse ka pasur kërkesa për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse pritet së shpejti ngritja e ndonjë aktakuze.
Përndryshe, sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit e dënuan vendet perëndimore, BE-ja dhe NATO-ja, të cilat kërkuan sqarimin e plotë të rrethanave dhe nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës.
Çfarë është Ibër-Lepenci?
Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit.
Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt, 1967.
Ndërtimi i këtij sistemi u bë në dy faza: Faza e Ibrit, e cila përfundoi më 1986, dhe faza e Lepencit, e cila nuk u realizua.
Kjo ndërmarrje sot është shoqëri aksionare, 100% në pronësi të Qeverisë së Kosovës.
Çfarë dihet?
Ajo që dihet deri më tani është se autoritetet e Kosovës kanë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc dhe kanë sekuestruar armë dhe eksplozivë.
Megjithatë, vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq janë dërguar në paraburgim.
Miftaraj thotë për REL se vëllezërit Viçentijeviq ndodhen që një vit në paraburgim dhe se prokuroria duhet të jetë më efikase në punën e saj.
“Prokuroria duhet ta trajtojë këtë rast si prioritar, edhe pse ende është brenda afatit ligjor prej dy vjetësh për zhvillimin e hetimeve”, thekson ai.
Portali “Betimi për Drejtësi”, që monitoron rregullisht proceset gjyqësore në Kosovë, raporton se Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon Dragisha dhe Jovan Viçentijeviqin me veprat penale të terrorizmit, cenimit të rendit kushtetues dhe sigurisë publike, sepse ka dyshime të bazuara se ata e kanë dëmtuar qëllimisht kanalin Ibër-Lepenc me eksplozivë.
Autoritetet dhe Policia e Kosovës kanë thënë më herët se janë përdorur rreth 20 kilogramë eksplozivë për të hedhur në erë kanalin dhe se ky ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit në periudhën pas luftës.
Dëmi i shkaktuar është vlerësuar në rreth 400 mijë euro.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për REL se, sipas burimeve të tij, hetimi i rastit mund të zgjasë më gjatë, për shkak se bëhet fjalë për një “rast të ndërlikuar”.
“Nuk është e sigurt nëse hetimi do të përfundojë me një gjykim publik dhe nëse bëhet fjalë apo jo për një sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Ka dilema nëse hetimi do t’i zbulojë të gjitha rrethanat. Organet e drejtësisë në Kosovë kanë qenë të hapura për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, me partnerët tanë strategjikë nga SHBA-ja”, thotë Ibishi.
Narrativi i politikanëve dhe akuzat e ndërsjella
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë më herët se pas sulmit qëndron ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023, kur u vra një polic i Kosovës, ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – tani në detyrë – tha se ka informacione të inteligjencës se shteti i Serbisë ishte përgjegjës për financimin, planifikimin dhe logjistikën e sulmit në Ibër-Lepenc.
Por, ambasadori i atëhershëm amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se SHBA-ja “nuk sheh asnjë provë që çon drejt Beogradit” lidhur me këtë rast.
Ndërkohë, ambasadori i atëhershëm amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, konfirmoi se agjentë të FBI-së janë të përfshirë direkt në hetime.
Ai theksoi se është ende herët të thuhet se kush është përgjegjës, por shtoi se nuk duhet përjashtuar “asnjë grup apo shtet”.
REL iu drejtua Departamentit amerikan të Shtetit me pyetjen nëse FBI-ja vazhdon të jetë e angazhuar në hetim dhe nëse ka arritur ndonjë rezultat, por nuk mori përgjigje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është më pak e rëndësishme se kush e ka kryer sulmin dhe më e rëndësishme se kush qëndron pas tij.
Ai e ka përjashtuar mundësinë që Rusia të jetë përgjegjëse dhe ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare në hetimin e rastit.
Sipas tij, nëse rezulton se një person me kombësi serbe që gjendet në territorin e Serbisë, është përgjegjës, ai “do të arrestohet menjëherë”.
Vuçiq ka thënë, gjithashtu, se ka disa informacione se kush mund të jetë autori, por nuk ka dhënë detaje.
REL iu drejtua edhe Presidencës së Serbisë për të sqaruar deklaratën e Vuçiqit dhe për të pyetur nëse Serbia është duke bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare apo ato të Kosovës në hetime, por nuk mori përgjigje.
Asnjë bashkëpunim ligjor
Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë bashkëpunim në fushën e drejtësisë. Ato i krijojnë kontaktet ose i dërgojnë kërkesa njëra-tjetrës vetëm përmes EULEX-it.
Miftaraj beson se Serbia është ajo që po shmang bashkëpunimin, jo vetëm në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, por edhe në raste të tjera.
Profesoresha e pensionuar e drejtësisë nga Beogradi, Vesna Rakiq-Vodineliq, i ka thënë më herët REL se Serbia ka shumë të ngjarë ta refuzojë bashkëpunimin me Kosovën, sepse beson se, në rast të bashkëpunimit, do të pranonte një marrëdhënie që do t’i ngjante asaj mes dy shteteve.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.
Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, dy vendet kanë arritur një marrëveshje për gjyqësorin, me të cilën Beogradi është zotuar se do të pranojë juridiksionin e gjyqësorit të Kosovës në komunat me shumicë serbe.
Megjithatë, bashkëpunimi juridik mes dy shteteve nuk është realizuar kurrë në praktikë.
Si është situata e sigurisë?
Ibishi thotë se ekziston rreziku i një “lufte hibride”, me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore serbe.
Ai nuk beson se siguria në terren mund të rrezikohet seriozisht, për shkak të pranisë së misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së.
“Organet ndërkombëtare dhe të brendshme të sigurisë janë gjithmonë në gatishmëri për të parandaluar çdo mundësi përshkallëzimi”, thotë ai.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u planifikuan për datën 28 dhjetor, pasi Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi ta formonte Qeverinë e re, përkundër dy përpjekjeve.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përsëritur disa herë gjatë vitit të kaluar se është gati të përballet me çdo përpjekje për destabilizim.

Por, shton se ata që merren me situatën e sigurisë, duhet të jenë më të kujdesshëm në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh se janë shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se ekziston një situatë e paqëndrueshme politike, me të cilën dikush “mund të abuzojë”.