Disa shpërthime të forta jehuan në të gjithë Kievin në orën 11 të mëngjesit me orën lokale.
Dyshohet se shpërthimet janë shkaktuar nga mborjtja ajrore e Ukrainës, që synonte raketat ruse.
Qendra e Kievit është mbuluar nga tymi i shpërthimeve.
Sipas raporteve, të paktën dy persona vdiqën dhe tre të tjerë u dërguan në spital nga shpërthimi paraprak që u bë në periferi të qytetit.
Teksa për shpërthimet e fundit ende nuk janë publikuar shifrat zyrtare të të lënduarve dhe dëmëve.