Media shtetërore iraniane publikoi një video ku shihet një re e madhe tymi që ngrihet nga drejtimi i impiantit, e filmuar nga një automjet në lëvizje përgjatë autostradës Teheran-Qom.
Zëri në video thekson: “Tymi i vetëm që shihet në qiell mbi Fordoë vjen nga impianti bërthamor.” CNN verifikoi gjeografikisht pamjet, por nuk mundi të konfirmojë në mënyrë të pavarur burimin e saktë të tymit.
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se objektet në Fordoë, Natanz dhe Isfahan janë “shkatërruar plotësisht”. Megjithatë, autoritetet iraniane mohuan dëme të mëdha, duke pohuar se janë dëmtuar vetëm hyrjet dhe daljet e impiantit, jo vetë struktura e tij e brendshme.
Pamjet e publikuara, së bashku me shpërthimet e dëgjuara në video, kanë nxitur reagime dhe raportime të shumta nga mediat ndërkombëtare, ndërsa tensioni mes dy vendeve duket se ka hyrë në një fazë të re, shumë më të rrezikshme.