Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë, në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kanë bërë të ditur për KOHËN, dëshmitarët e ngjarjes.
Policia ende nuk ka konfirmuar asgjë dhe nuk dihet nëse ndonjë prej punëtorëve është lënduar. Menjëherë pas shpërthimit, në vendpunishte janë mbyllur dyert.
Shpërthimi është dëgjuar në pjesë të largëta nga vendi i ngjarjes..
Në oborrin e UP-së po ndërtohet “Prishtina Parking”.