23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Shpërthim në një shtëpi në Mitrovicë: Tre persona përfundojnë në spital

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në një shtëpi në Mitrovicë, duke lënë të lënduar tre persona.

Shpërhtimi, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombolë gazi, u raportua rreth orës 16:55 në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Avni Zahiti, bëri të ditur për Gazetën Express se të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes.”

Të ngjashme

Të fundit