27.1 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

- Advertisement -

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.

Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helicopter.

“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Sipas një videoje të publikuar nga Indeksonline, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri tani nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për rastin në fjalë. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit