Ndërkohë që po vazhdon “Big Brother VIP Kosova”, deklaratat, aludimet e thashethemet nuk po ndalen.
Driloni është kryefjala e këtij edicioni, por nuk mbetet pas as Xheneta, banorja e zhurmshme, e cila ka nxitur shumë situata e debate.
Driloni, disa herë ka thënë se di më tepër për njohjet e Xhenetës jashtë shtëpisë së “BBVK”, gjë që ka nxitur reagimin e kësaj të fundit, shkruan “Kosovarja”.
Së fundi është bërë një aludim për një lidhje të mundshme mes Visarit që është menaxheri i Drilonit dhe Xhenetës. A është Visari personi për të cilin Xheneta po thotë se e ka jashtë?
Ani pse është përmendur emri i tij, Visar ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale.