19.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Shpërthen një granat dore në oborrin e një serbi në Ranillug

- Advertisement -

Policia e Kosovës thotë se në oborrin e shtëpisë së një serbi në Ranillug të Gjilanit, është hedhur një granat dore nga person-a të dyshuar të panjohur.

Si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës, policia thotë se janë shkaktuar dëme materiale në veturat që kanë qenë të parkuara në oborr.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Në raportin 24-orësh, thuhet se rasti është ende duke u hetuar, derisa është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ranilluk 22.09.2023 – 02:35.  Në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull serb kosovar, person-a të dyshuar të pa njohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore). Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në veturat të cilat ishin të parkuara në oborr.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit,  nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit