14.4 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Shpërthen Kajtazi: Kurti diktator, do t’i dhunojë edhe institucionet edhe ligjet

- Advertisement -

Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Vehbi Kajtazi tha se kryetari i VV, Albin Kurti është diktator dhe do t’i dhunojë institucionet dhe ligjet.

Kajtazi tha se Kurti ligjet dhe kushtetutën e interpreton sipas modelit të tij.

“Sot unë kam pa model të njëjtë të katër vjetëve në qeveri dhe qeverisje të këtij pushteti, dhunim i institucioneve, i kushtetues dhe ligjeve të cilat i miratojnë edhe vet. Ky zotni këtu është diktator. Ligjet dhe kushtetutën i interpreton sipas modelit të tij, ai si don, sepse ky njeri nuk e duron faktin që ka ardhë në pushtet me votë të lirë sepse ka mendu që vjen në pushtet me revolucion”, tha Kajtazi, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, për ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi tha se nuk i ka sqaruar mesazhet deri më tani, andaj mesazhet e publikuara i merr si të mirëqena. / Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit