Në ndeshjen mes West Bromit dhe Wolvesit ka shpërthyer dhuna, ku tifozët janë rrahur mes vete dhe djaloshi që mblidhte topat është goditur me fishekzjarre.
E gjithë dhuna shpërtheu pasi Matheus Cunha, ia dha epërsinë e dyfishtë Wolvesit në minutën e 78-të, shkruan The Sun.
Kjo ka bërë që ndeshja të pezullohet për disa minuta, e që u desh edhe intervenimi i policisë, ku pati edhe të arrestuar.
Ndeshja e cila ishte e vlefshme për FA Cup, në fund u mbyll me fitoren e mysafirëve, të cilët arritën kualifikimin tutje.