Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar një thirrje për personat e interesuar që t’i bashkohen FSK-së. Ndër pikat kryesore të këtij njoftimi që nuk po gjejnë përkrahje nga ta janë mosha, mjekra dhe tatuazhet.
Një komentues i quajti këto kritere si ligje shoveniste, teksa i njëjti tha se Mehaj po kërkon ushtar dhe jo modela.
“Lejoni mjekrrat edhe tattoo se për ushtar je tu lyp jo për modela. Sene te kota me ide socialiste po doni me ngrit ushtri. Normal qe nuk aplikojnë rinija me rregullore shoveniste hala. Ligjin e keni ndor ju tash mundeni me ndryshu, plot aleat tanë i lejojnë edhe su ba kurgjo prap kan ushtri të modernume. Ju përshëndes”, ka thënë ai.
Edhe kriteri i moshës u kritikua mjaft shumë, disa qytetarë thonë se për një vit nuk po mund të aplikojnë kurse të tjerë thonë se duhet të caktohet mosha deri në 30 ose 40 vjeç.
“Ju duhet ta rrisni moshën se paku deri 40 vjeç, jo deri në 25 vjet”, “Sen sish bo me bo njëjte sikur në polici mosha 30″, ” Unë për një vit spo mundem”, kështu janë shprehur disa qytetarë përmes komenteve në postimin e Mehajt.
Në anën tjetër, mungesa e njërit prej kritereve të përgjithshme për rekrut të FSK-së, tatuazhi, u bë shkas për mospranimin e Eurolind Shehut në Forcat e Sigurisë së Kosovës. Por, ky nuk është rasti i vetëm ku rekrutëve iu ndalet ëndrra në gjysmë për shkak të tatuazhit.