​Shpërndarja e Kuvendit, Kurti në orën 16:00 mban konferencë për media

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar që pasdite do të ketë një deklarim për media në lidhje me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Kështu tha Kurti derisa u pyet nga gazetarët lidhur me këtë çështje, pas hapjes së ekspozitës “Tri ditë që ndryshuan historinë”. në Kuvendin e Kosovës, të premten.

Për këtë, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Maxhunka ka njoftuar se në ora 16:00, kryeministri i vendit, Albin Kurti do të mban konferencë për media.

“Sot, në orën 16:00, Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media.Ftojmë mediat ta përcjellin!”, ka njoftuar ai.

Të ngjashme

Të fundit