1.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

- Advertisement -

Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë.

Arrestimi i tyre është bërë në zonën e via Papirias.

Të dy shqiptarët rreth moshës 40 vjeçare, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Agjentët e policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës, shkruan Abcnews.al.

Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veçanërisht në lokalet e natës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit