17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Shpërndahet mishi i kurbanit, amaneti i besimtarëve shkon në vend

- Advertisement -

Kontigjentet me mish kurbani arritën në destinacion.

Menjëherë, para Shoqatës Humanitare Bamirëse ‘’Bereqeti’’, filloi shkarkimi i tyre.

Gjatë zhvendosjes po verifikohet se çdo gjë është në rregull.

Kështu, mbi 240 ton mish kurbani pritet të shpërndahet në Kosovë.

“Tërë procesin e therjes së kurbanëve, pos komisionit të kryesisë së Bashkësisë Islame, e kanë përcjellë edhe instituti kompetent i cili e ka çertifiku edhe therrtoren në Poloni. Diku pritet me ardhë mbi 240 ton mish”, tha zv-sekretari në Bashkësinë Islame të Kosovës, Rexhep Luma.

E gjithë kjo sasi ruhet në frigo-dhomat e Shoqatës ‘’Bereqeti’’ në Prishtinë.

“Këtu jemi në frigo dhomën numër 1, të cilën e kemi edhe dhomën numër 2, 2 frigo dhoma në të cilat ruhet, deponohet mishi në -20 gradë, – 22 gradë, ruhet këtu, na po fillojmë të ecim se është shumë ftohtë këtu, -20 gradë e kemi këtu, dhe prej këtu pastaj i mbushim frigo-transporterat  dhe shkojmë në çdo qytet të Kosovës”, tha drejtori i Shoqatës “Bereqeti”, Bexhet Ajazi.

Ndërsa interesimi i qytetarëve për të paguar kurban këtë vit ka qenë shumë më i madh.

“Numri është shumë më i madh i njerëzve të interesuar që kanë bërë therrjen e Kurbanit dhe që kanë paguar në Bashkësinë Islame. Mbi 20 mijë kurban që kanë paguar qytetarët dhe janë therrë kafshë të trasha pra lopë që përfshihen shtatë persona, shtatë besimtarë që paguajnë kurbanin në një kafshë të trashë në lopë”, tha Ajazi.

Vetëm pasditen e sotme Shoqata Bamirëse ‘’Bereqeti’’ bëri shpërndarjen e 600 pakove –  që janë 12 mijë kilogram mish, prej të cilave përfituan mbi 700 familje nga 5 kilogramë, e disa të tjera edhe më shumë kilogramë, varësisht prej kushteve ekonomike të tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit