6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Shpërblimi i humbjes! Presidenti i Nigerisë i dhuron truall dhe apartamente lojtarëve finalistë

- Advertisement -

Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit të Nigerisë, që drejtohen nga trajneri portugez José Peseiro, morën si shpërblim nga një apartament dhe tokë nga presidenti i vendit, Bola Tinubu, pavarësisht se humbën finalen e Kupës së Kombeve Afrikane (CAN’2023).

“Nuk është e lehtë të pranosh një humbje, veçanërisht kur pritshmëritë janë të larta, por ju treguat sportivitet dhe elasticitet gjatë gjithë turneut”,– tha presidenti Bola Tinubu gjatë ceremonisë së pritjes së ‘Super Shqiponjave’.

Pavarësisht humbjes në finalen e së dielës, presidenti nigerian ishte krenar për ekipin dhe i falënderoi ata për “punën e mirë” të demonstruar, duke u paraqitur lojtarëve formularët për të ndarë pronat e premtuara me efekt të menjëhershëm. /TCh/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit